Prof. Dr. Shahin Leka: Faza e dytë e Luftës së Vlorës të vitit 1920, çoi në çlirimin e qytetit

1006
Veprimet luftarake gjatë fazës së parë të Luftës së Vlorës të vitit 1920 (5-10 qershor) krijuan terrenin e përshtatshëm për arritjen e objektivit strategjik të kësaj lufte, çlirimin e qytetit dhe përzënien e forcave pushtuese italiane nga territori i vendit tonë. Italianët duke e vlerësuar Vlorën si një objekt me rëndësi të madhe strategjike, këmbëngulnin ta mbanin me çdo kusht, qoftë edhe vetëm qytetin me bazën e tij detare, Pashalimanin. Këto synime qeveria italiane i përsëriti edhe një herë në telegramin dërguar më 12 qershor komisarit të lartë italian në Shqipëri F. Kastoldit ku thuhet: “Ju e dini mirë pikëpamjen e qeverisë (italiane) rreth Vlorës, kjo bazë detare përbën interesin tonë thelbësor në Adriatik, prandaj kësaj duhet t’i nënshtrohet politika shqiptare jona dhe jo anasjelltas”. Imperializmit italian “mbajtja qoftë edhe të një pike të vetme në bregdetin tonë”, i jepte mundësi që ta përdorte këtë “si një mbështetje ku të ngrinte njerën nga kolonat e portës së Otrantos” dhe në të ardhmen të vazhdonte përpjekjet për kolonizimin e gjithë vendit. Pra, çlirimi i Vlorës si qëllimi final i kryengritjes së armatosur ishte kusht i domosdoshëm për të siguruar pavarësinë e vendit.
  • Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare
  • Veprimet luftarake të fazës së dytë
  • Bisedimet italo-shqiptare
  • Mësymja e dytë e përgjithshme e forcave kryengritëse
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf
Sigal