Tragjedia e rëndë ajroje e 4 tetorit të vitit 1972, vritet piloti Azbi Serani

1118
Sigal

Kujtim Serani, vëllai i viktimës: ‘Mehmet Shehu i tha babait: Xha Ramadan, na e vranë kinezët Azbiun’

Ishte ora 09:00 e 4 tetorit të vitit 1972, si sot 40 vjet më parë. Pasi është realizuar qitja e parë me armën e artilerisë nga aeroplani MIG-19, në kuadër të stërvitjes luftarake të koduar ‘Peza’, predha e dytë nuk plas dhe rimbushja, shkakton shpërthimin dhe humbjen e ekuilibrit të mjetit ajror. Aeroplani që ishte në pikiadë jo më shumë se 600 metra lartësi, përplaset në tokë. Ndodh tragjedia. Ndodh një nga tragjeditë më të rënda ajrore të Aviacionit Ushtarak të Shqipërisë. Piloti Azbi Serani, një nga pilotët më të mirë dhe drejtues i njësisë së aviacionit shqiptar, humbet jetën. Kanë kaluar plot 40 vjet nga tragjedia e asaj dite. Sot, ish-kolegë të Azbi Seranit, pilotë në detyrë, familjarë, drejtues të Aviacionit e Ministrisë së Mbrojtjes, bashkëfshatarë nga Mallakastra, janë mbledhur në ESKU (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë) në Tiranë dhe kujtojnë pilotin dhe ushtarakun trim… “Ka qenë dita më e trishtueshme dhe më tragjikja për familjen tonë. Mehmet Shehu së bashku me Fiqretin erdhën për ngushëllim në shtëpi dhe i tha babait: Xha Ramadan, na e vranë kinezët Azbiun’. Predhat që përdoreshin, ishin difektoze…”- pohon Kujtim Serani, vëllai i pilotit të vrarë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print