Qemal Stafa me bombë në dorë pa siguresë

652
Sigal

Av. Agim Gjoleka: Ju tregoj kujtimet dhe jetën patriotike të MEHMETALI  SHEHU

Më 7 janar 1942 hedhim traktet, një pjesë e të cilave u shtypën në shtëpinë e Dyl Ketës. Mbasi mbarova hedhjen e tyre në Rrugën “Hoxha Tahsin” e në rrugën e “Pishës”, u ktheva në shtëpinë e Bije Vokshit rreth orës 21 të darkës, këtu erdhi Qemal Stafa me një bombë në dorë që i kishte hequr siguresën, ai më thirri menjëherë dhe më tregoi se në dorë mbante bombën me siguresë të hequr, prandaj më tha gjej një copë spango që ta lidhim. Unë menjëherë gjeta spango dhe fillova në dorën e tij me kujdes të lidh këtë bombë. Mbasi e siguruam e futi në xhep dhe filloi të tregonte se ç’i kishte ndodhur : “Në shtëpinë e Dull Ketës ishim në mbledhje me disa shokë dhe papritur e pakujtuar trokiti dera, kur u ngritëm pamë se ishim të rrethuar, derën e hapi Niazi Islami dhe policët e karabinierët menjëherë e arrestuan kurse shokët e tjerë kur panë këtë situatë u hodhën nga penxheret dhe ikën në drejtime të ndryshme.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf