Prof. Flamur Tartari/ 97-vjetori i lindjes dhe 16-vjetori i vdekjes së mjekut largpamës, Prof. Ferdinand Paparisto

1455
Është një kënaqësi e madhe për mua që të shkruaj për mësuesin tim të dashur, me të cilin kam punuar mbi 20 vjet dhe tani kur ai mbush 97 vjet nga lindja unë gëzohem shumë që e kemi pranë nesh. Gjatë këtyre 30 vjetëve që unë punoj në klinikën, që ai e themeloi duhen dhjetëra e dhjetëra faqe për të shkruar për jetën, punën e madhe të këtij njeriu të dashur, i cili grumbulloi rreth vetes së tij shumë mjekë, i përgatiti si kirurg dhe kudo ata, në gjithë Shqipërinë, e kujtojnë me respekt të madh Prof. Dr. Ferdinand Papariston, këtë kirurg të madh të vendit tonë. Ai lindi në Elbasan më 28 gusht 1919, nga një familje me tradita atdhetare të lagjes Kala, ku renditen familjet që tashmë njihen për pikëpamjet e tyre të atdhedashurisë, si Xhuvanët, Shuteriqët, Popajt, Nosët, Delianët, Papajanët.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal