Bashkim Resuli: Duhet shërbim shëndetësor cilësor përmes bashkëpunimit të ngushtë mes mjekut e pacientit

666
Sigal

INTERVISTA/ Flet Akademik  (në fushën e mjekësisë) Bashkim Resuli: Ja sfidat dhe detyrat e mjekësisë

     Kujdesi shëndetësor po përballet kudo me sfida serioze e tepër të ndërlikuara.  Ndërkohë, kërkesa për shërbim mjekësor cilësisht të lartë është bërë natyrshëm prioritare dhe e gjithkërkueshme. Jetëgjatësia në rritje e popullatës (me problemet e shpeshta e kërcënuese të shëndetit ), rritja e frikshme e prevalencës së sëmundjeve kanceroze, e atyre kardiovaskulare,  e çrregullimeve të shëndetit mendor, nevojat  për rehabilitim, trajtim paliativ, asistencë shtëpiake dhe pamundësia e financimit të duhur (paratë kanë qenë, janë, e do të jenë kudo, e kurdoherë, të pamjaftueshme ) po shfaqen pikërisht në kohën kur shërbimi shëndetësor është bërë gjithmonë e më shumë i automatizuar e rigid, me treg tepër dinamik, me investime të zbehta prej krizës ekonomike dhe kur shkenca mjekësore po këmbëngul  fuqishëm për nevojën e fleksibilitetit më të madh të sistemit. Nga ana tjetër, në raport të ngushtë e të kuptueshëm me globalizimin e theksuar të shoqërisë, zhvillimin e pandalshëm shoqëror, rritjen e vazhdueshme e të qëndrueshme të njohurive, perfeksionimin me ritme të papara të teknologjisë dhe thellimit të kërkimit e të inovacionit, shkenca mjekësore ka ndryshuar ndjeshëm dhe po prezanton qartazi aspekte të shumta modernizuese.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf