Feruz Mataj: Urdhri i Mehmetit për ndërtimin e uzinës ushtarake në “Mjekës”

891
Sigal

Kujtimet e Kryeinxhinierit dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve, ish -deputetit, ish-Kryetar Komiteti në Durrës dhe Elbasan, Feruz Mataj

 U përgatita hollësisht, duke e paraqitur qartë gjendjen e punimeve të çdo objekti, detyrat për çdo kantier dhe rrugët si do të arrinim t’i realizonim.  Nuk përdora si zakonisht vetëm ato sloganet e zakonshme, si: nën udhëheqjen e partisë e me mësimet e shokut Enver do t’i tejkalojmë pengesat, vështirësitë etj.. Duke e njohur edhe natyrën e kryeministrit, të cilit nuk i pëlqenin, madje, nervozohej me përsëritje sloganesh, unë shtrova dhe u ndala konkretisht në problemet, duke thënë se, shumë nga ato gjëra që na mungojnë, ne kemi filluar që para disa muajsh t’i prodhojmë vetë, si p.sh.: disa detaje elektronike dhe mekanike e, duke iu drejtuar, i thashë: – Kërkojmë nga ju vetëm dy gjëra: E para, qeveria t’i japë urdhër drejtorit të shfrytëzimit qe uzina mekanike e kombinatit të vihet në dispozicion të prodhimit të detajeve e pajisjeve që na mungojnë (ky rast mbahet mend si hera e vetme qe H.Çeliku nuk kundërshtoi ato që shtroja unë).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf