Revista “Auditimi Publik”, tribuna e personaliteteve të ekonomisë

572
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka botuar përgjatë vitit 2015, tre numra të Revistës Shkencore periodike 4-mujore ”Auditimi Publik” (nr.9, 10,11), e cila hyri ne vitin e katërt të botimit të saj. Revista vazhdon me sukses sfidën e nisur, si një revistë shkencore periodike 4-mujore në fushën e Auditimit Publik, që botohet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Në këtë revistë kanë kontribuar me shkrimet e tyre personalitete të fushës së Ekonomisë nga vendi si dhe personalitete të njohura dhe me eksperiencë nga Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) nga vende të rajonit e më gjerë, duke i dhënë “Auditimit Publik” një vlerë të shtuar dhe një përmasë rajonale, duke kontribuar në mbledhjen e mendimit të përparuar të profesionistëve të fushës së auditimit. Janë të ftuar të publikojnë punimet dhe opinionet e tyre kontabilistë, financierë, ekonomistë të përgjithshëm, specialistë të enteve publike dhe private, akademikë, ekspertë të shoqërisë civile, profesionistë të pavarur si dhe çdo i interesuar që gjen me vend trajtimin e një çështjeje të caktuar me interes në auditimin dhe vlerësimin e administrimit publik të vendit, bazuar në moton e INTOSAI “Experentia mutua omnibus prodest” (Eksperienca e Përbashkët ju shërben të gjithëve)”.
Standartet e Auditimit të Qeverisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit po sjell në gjuhën shqipe për audituesit shqiptarë dhe për të gjithë të interesuarit e fushës së auditimit dhe të ekonomisë, një botim krejt të veçantë, “Standardet e Auditimit të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (GAO) ”. Ky botim është rishikim i Standardeve të Auditimit të Qeverisë realizuar në vitin 2011 dhe paraqet një version të modernizuar të standardeve në SH.B.A, duke marrë në konsideratë ndryshimet e fundit në standardet e tjera të auditimit, përfshirë edhe standardet ndërkombëtare (ky rishikim zëvendëson rishikimin e 2007). Ai përmban ndryshime të mëdha nga rishikimi i 2007 që përforcojnë parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe që sigurojnë kuadrin për auditime me cilësi të lartë dhe me vlerë të shtuar. Botimi i Standardeve të Auditimit të Qeverisë (Government Auditing Standards-GAS) vjen pas disa botimeve të tjera me karakter profesional që janë realizuar gjatë tre viteve të fundit nga KLSH, me qëllim për ta përqasur veprimtarinë e këtij institucioni me thelbin e misionit të tij që konsiston në nxitjen e përgjegjshmërisë së qeverisë dhe të menaxherëve publikë për përdorimin e parasë publike me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet, çka kërkon njohjen, respektimin dhe zbatimin me rigorozitet të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, ISSAI. Leximi dhe përvetësimi i këtyre standardeve nga audituesit e KLSH-së do t’i ndihmojë ata në punën e tyre të përditshme për të realizuar auditime cilësore dhe do t’i orientojë për të kapërcyer sfidat e vështira me të cilat përballen audituesit. Rritjes së kapaciteteve profesionale të audituesve të KLSH-së do t’i shërbejë edhe përkthimi në gjuhën shqipe i Standardeve të GAO’s, të cilat do të jenë referencë për kryerjen e auditimeve me cilësi të lartë, me kompetencë, integritet, objektivitet dhe pavarësi. Synimi dhe detyra jonë do të jenë që në të ardhmen t’i përshtatim dhe t’i aplikojmë si standarde të punës së audituesve të KLSH-së. Do të jetë pa dyshim një sfidë e vështirë, por jo e pamundur, që kërkon kohën e saj
Sigal