Lluka Heqimi/ Pasurit e fundit të mikut tim Bohem Pano Taçi

959
I nxitur nga një shkrim i Visar Zhitit në njw gazetw tw wprditshme të datës 13 tetor 2014 me titullin tre shokët Migjeni, Pano dhe Dritëroi, kërkova dhe fatmirësisht gjeta disa foto, kujtime dhe vjersha të pabotuara të Pano Taçit. Mi kishte dhuruar dhe unë desh tani t’ja dhuroj të gjithëve.
Shkrimi në fjalë afronte të mëdhenjtë jo vetëm nga data e lindjes 13 tetori, por edhe nga madhështia dhe ndryshimet që kishin patur të tre midis tyre. Migjeni është ai, Migjeni po kështu edhe Dritëroi ndërsa Pano ishte me ta. Nuk ishte vetëm e përbashkëta e datës por kishin lindur atë ditë jo rastësisht. Ajo që do të kujtohesh prej tyre ishte delli poetik, gjaku i vërtetë i poetit. Migjeni “piu” shumë tuberkuloz, Dritëroi piu shumë raki që të largonte mendjen nga klishet e kohës që me siguri nuk i ka pëlqyer kurë ndërsa Pano “piu” shumë burg. Të tre pinë shumë nga ajo që nuk mund të ishte e mirë, madje për rakinë edhe kur të jep një farë kënaqësie në fillim.
Njohja
Panon e njoha në vitin 1970, kur unë isha dërguar në Bajram Curri të zëvendësoja një kirurg nga Tropoja i sëmurë. Në atë periudhë që e quaj fatlume, Pano kishte ardhur me disa specialistë të seleksiononin gështenjat.
Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf
Sigal