Ja pse dezertoi Spiro Moisiu nga fronti i Luftës Italo-Greke

121

EKSKLUZIVE/ Vazhdon rrëfimi i ish-Presidentit Alfred Moisiu mbi Luftën Italo-Greke dhe kujtimet e të atit, Gjeneral Spiro Moisiut

(Vijon nga numri i kaluar)

Në këtë rrëfim të pazakontë të ish-Presidenti Alfred Moisiu zbardhet një e vërtetë e madhe mbi Luftën Italo-Greke. Në  pjesën e parë u sollën kujtimet e ish-Presidentit që në ato kohë ishte një djalosh i ri, si dhe dëshmi dokumentare të Shtatmadhorisë italiane për nisjen e asaj lufte që ka kultivuar një armiqësi më shumë se 70-vjeçare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i Luftës që vendosi Greqia ishte pasojë e drejtpërdrejtë e asaj lufte absurde. Por kujtimet e një pjesëmarrësi në atë luftë, një personaliteti të madh të historisë moderne të Shqipërisë, të Gjeneral Spiro Moisiut, pra të babait të Ish-Presidentit, janë një dëshmi e pakontestueshme për të rrëzuar të gjitha akuzat greke që mbajnë ende në fuqi Ligjin e Luftës. Është mbase nga rastet unikale që një dezertim nga fronti iI luftimeve nuk quhet tradhti, por një akt heroik. Dhe këtë e ka bërë Komandanti i batalionit “Tomorri” Spiro Moisiu. Ky akt dëshmon sa thelbin e asaj lufte nga një dëshmitar dhe pjesëmarrës aq dhe raportin e vërtetë që ne kemi pasur dhe kemi me fqinjin tonë jugor, larg konjukturave politike të momentit. Janë kujtime që më së pari iu nevojiten historianëve për një histori sa më realiste të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe jot ë armiqësisë në rajon.

Shkrimin e plotë do ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print