Miratohet nga Parlamenti Italian reforma për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve

61
Dhoma e deputetëve në Parlamentin Italian ka miratuar sot me 310 vota pro, 66 jo e 83 abstenim, formën finale të reformës së nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve.
Për miratimi e plotë të saj pritet votimi i ardhshëm në Dhomën e Senatit.
Kundër reformës së nënshtetësisë kanë protestuar në sallën e parlamentit deputetë të Lidhjes së Veriut me sllogane ndër duar ku shkruhej “Nështetësia italiane nuk dhurohet”
.
Në momentin e votimit ndërsa deputetët e Partisë Demokratike, nismëtarë të kësaj reforme kanë duartrokitur rezultatin pozitiv të saj, deputetë të Lidhjes së Veriut kanë protestuar nën thirrjet “Turp, Turp!”
Kundër miratimit të kësaj reforme ka votuar gjithashtu dhe deputetët e forcave politike Forza Italia e Fratelli Italia.
Kanë abstenuar në votë deputëtë e Lëvizjes 5 yje që prej kohësh kërkojnë përcaktimin e një kufiri të ardhurash për do emigrantë që kërkon nënshtetësinë italiane.
Reforma e re e Nënshtetësisë
Reforma e re e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve parashikon të drejtën për të qënë italianë të gjithë fëmijëve të emigrantëve lindur në Itali ku njëri prej prindërve zotëron një leje qëndrimi me afat të gjatë kohor.
Për fëmijët e emigrantëve që kanë mbërritur në Itali para moshës 12 vjecare, kjo reformë parashikon kushtin e frekuentimit të paktën në një cikël 5 vjecarë në sistemin shkollor italian.
Për fëmijët e emigrantëve që mbërrijnë në Itali brenda moshë 18 vjecare ligji i ri i njeh të drejtën e nënshtetësisë vetëm pas vërtetimit të rezidencës së rregullt prej 6 vitesh në Itali e frekuentimin me sukses të paktën në një cikël shkollor në sistemin italian.
Kjo reformë parashikon dhe një normativë tranzitore për 127 mijë nënshtetas të huaj që i plotësojnë të gjitha kushtet e nënshtetësisë, por që në momentin emiratimit të ligjit kanë kapërcyer limitin e moshës deri në 20 vjec për paraqitjen e kërkesës.
Do të jenë prindërit e fëmijëve që do të prezantojnë kërkesën e së drejtës së njohjes së nënshtetësisë italaine me anë të nënshkrimit të një “deklarate dëshire”. Në rast se ata nuk e bëjnë do të jenë fëmijët e tyre që pasi mbushin moshën mazhorene kanë dy vjet kohë për të prezantuar kërkesën për tu bërë nënshtetas italianë. Gjithashtu nëse fëmijët e emigrantëve janë bërë nënshtetas italianë me dëshirë e prindërve, në moshën mazhorene mund të heqin dorë nga kjo nënshtetësi.
Nënshtetësia italiane e fëmijëve nuk garanton nënshtetësinë italiane për prindërit e tyre, për ta vazhdon të jetë në fuqi ligji aktual që kërkon të paktën 10 vjet rezidencë të rregullt në Itali.
Sipas statistikave të ISTAT të azhornuara deri në fund të vitit 2014, në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë.
Rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane ose mbajnë të drejtën e dy nënshtetësisë