Trajnohen policët për luftën ndaj terrorizmit, Çako: Është prioritet i qeverisë

469
Përfundon me sukses trajnimi 6 mujor i efektivëve të policisë për luftën kundër terrorizmit. I pranishëm në ceremoninë e certifikimit Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako theksoi lufta ndaj terrorizmit është prioriteti kryesor i qeverisë e cila ka mbështetjen strategjike të SHBA-së.
Cako Vlerësoi trajnimin si shumë të rëndësishmë për suksesin dhe parandalimin e akteve terroriste.
“Lufta ndaj terrorizmit është prioritet i Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe Policisë së Shtetit. Sukseset e Policisë së Shtetit në luftë ndaj këtij fenomeni janë frut i bashkpunimit të ngushtë me partneret tanë strategjike SHBA, të cilët kanë tashmë në krah një partner të denjë, besnik dhe profesional të testuar. Ndihma, asistenca teknike dhe trajnimet bashkëkohore që parnerët tanë i kanë ofruar Drejtorisë së Antiterrorit e kane bërë këtë strukturë një partner të denjë dhe të suksesshem në parandalimin, hetimin e ketyre veprave penale dhe uljen e kërcënimeve për RSH”, u shpreh Çako.
Kreu i policisë krijoi garanci për partnerët ndërkombëtarë duke thënë se Shqipëria është rritur profesionalisht në luftën ndaj terrorizmit.
“Gjithashtu Drejtori i Policisë së Shtetit siguroi partnerët se nivestimi në trajnime dhe teknologji bashkëkohore do rrisë në një shkallë më të lartë profesionalizmin e kësaj strukture në luftë ndaj këtij kërcënimi kombëtar, rajonal e mbarë botëror”, përfundoi Cako.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako mori pjesë në ceremoninë e çertifikimit të Njësisë “elite” Antiterrorizëm pas përfundimit me sukses të trajnimit te 6 javor me ekspertet e ATA.Struktura elitë e luftës kundër terrorizmit janë trajnuar me format, metadat dhe teknologjinë bashkëkohore, me qëllimin kryesor luftën ndaj kërcënimeve terroriste. 
Sigal