Maqedonia do të ndërtojë një mur kundër refugjatëve

432
Maqedonia po e konsideron mundësinë për ndërtimin e një muri në kufi me Greqinë, sikurse Hungaria që ka ndërtuar një mur të ngjashëm në kufi me Serbinë, në mënyrë që të parandalojë fluksin e madh të refugjatëve nga jugu. Lajmi është konfirmuar nga Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoni, Nikola Popovski. Popovski në një intervistë për të përjavshmen hungareze “Figi” ka thënë se Maqedonia me siguri se do të ndërtojë një mur si masë fizike, edhe pse sipas tij, kjo nuk do të jetë një zgjidhje për kohë të gjatë. Ai ka thënë se Maqedonia do ta ndërtoj nëj mur në kufi me Greqinë apo ta zbarkojë ushtrinë, ose që të dyja së bashku.
Sigal