Pse dështuan bisedimet me BDI? Gruevski: Refuzova shqipen

448
VMRO-DPMNE-ja ka bërë të ditur se drejtuesi Nikola Gruevski ka zhvilluar, bashkë me sekretarin për Politikat Ndërkombëtare, Aleksandar Nikolovski, një takim me ambasadoren turke Tulin Erkal Kara, në të cilin është sqaruar se marrëveshja me BDI-në nuk u arrit, jo për shkak të Prokurorisë Publike Speciale, por prej platformës së paraqitur nga pala shqiptare.
Gjatë bisedimeve me Bashkimin Demokratik për Integrim, VMRO-ja ka qenë kundër vendosjes së dygjuhësisë në të gjithë territorin e vendit, por pajtohej me idenë që të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, në mënyrë që gjuha të përparonte në zonat me shumicë shqiptare.
Partia e Gruevskit vazhdon të kujtojë se është ajo, që mori më shumë vota dhe mandate, dhe i mëshon sërish idesë së zgjedhjeve të reja, me argumentin se skenarët e tjerë mund të sillnin kriza të reja.
Sa për Prokurorinë Speciale, theksohet se ajo duhet të punojë në mënyrë profesionale, jo si zgjatim i LSDM-së dhe qendrave të tjera të jashtme, por sipas marrëveshjes së qershor-korrikut 2015 pa ndryshime, përfshirë këtu dhe moszgjatjen e mandatit të saj.
Sigal