Zuckerberg nën presion për tu larguar nga bordi i Facebook

592
Facebook është nën presion nga një grup i aksionarëve që kërkojnë heqjen e shefit ekzekutiv të kompanisë, Mark Zuckerberg nga bordi i drejtorëve. Një propozim është vënë përpara duke pretenduar se një kryetar i pavarur do të jetë më i mirë dhe në gjendje për të “mbikëqyrur drejtuesit e kompanisë, për të përmirësuar qeverisjen e korporatave, dhe për të vendosur një agjendë më të përgjegjshme pro-aksionarëve.”
Ideja për rrëzimin e Zuckerberg nga bordi vjen nga aksionerët e Facebook të cilët janë anëtarë të grupit mbikqyrës të njohur si SumOfUs.
Organizata e prezanton veten si nje komunitet online që promovon mbajtjen e korporatave përgjegjëse për një sërë çështjesh globale të tilla si ndryshimi i klimës, të drejtat e punëtorëve, diskriminimi, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe kapja e pushtetit prej korporatave.
Facebook nuk pranoi të komentojë propozimin, por është e mundshme që të lëshojë një deklaratë, ku rrjeti social paraqet një kandidat për zëvendësim në prill, siç është praktikë standarde me propozimet e aksionarëve.
Lisa Lindsley, këshilluese për tregjet e kapitalit në SumOfUs, tha për VentureBeat se 333,000 njerëz nënshkruan peticionin me të cilin kanë kërkuar që Facebook të përmirësojë qeverisjen e korporatës, por 1500 prej nënshkruesve në fakt ishin aksionerët aktual në rrjetin social.
Sigal