Shembet galeria në minierën e Martaneshit, dyshohet për disa minatorë të bllokuar

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Martaneshit.

Është shembur një galeri, ku dyshohet se ka bllokuar brenda me dhjetëra minatorë.

Sigal

Katër autoambulanca dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.

Miniera e kromit ndodhet në fshatin Thekën të Martaneshit, ndërsa priten detaje të reja në vijim.