Gjashtë qen të klonuar, i shtohen rradhëve të policisë në Pekin

544
Sigal

Të mërkurën, forca e policisë së Pekinit mirëpritën në radhët e saj, gjashtë qen të klonuar, një përpjekje e autoriteteve, për të kaluar gjenet e të qenve të mëparshëm të policisë, tek një gjeneratë e re e oficerëve K-9.

Në një ceremoni në ‘Bazën e Qenëve të Policisë të Byrosë Komunale të Sigurisë Publike të Pekinit’, trainerët i vendosnin shënjat e policisë, jakë dhe uniforma mbi qentë, për të shënuar hyrjen e tyre në detyrën e zbatimit të ligjit, sipas gazetës shtetërore, China Daily.

Autoritetet filluan të prodhonin qenët e klonuar, duke përdorur mostra të lëkurës nga dy kafshë. Këlyshët kanë lindur në gusht.

Katër prej tyre erdhën nga e njëjta pjellë dhe ADN-ja e tyre është më shumë se 99 % identike me qentë dhurues, thanë zyrtarët në letër.

Ma Jinlei, një oficer policie që trajnon qentë, i tha gazetës se përpjekja ka qenë një përparësi për autoritetet. Ai tha se qentë shfaqin të njëjtat aftësi sikurse qentë policorë jo të klonuar, për sa i përket kujtesës, guximit dhe agresionit.