Supermaci – Trump kërkon avancimin e mëtejshëm të armëve bërthamore

686
Ashtu sikurse kishte deklaruar edhe gjatë fushatës së tij elektorale, Presidenti amerikan Donald Trump, i ka qëndruar besnik komenteve se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë një supremaci kur flitet për armët bërthamore.

Në një intervistë të dhënë për agjensinë Reuters, lideri i Uashingtonit nënvizoi se do të ishte mirë sikur asnjë nga shtetet e botës të mos dispononte arsenal nuklear, e megjithatë, në këto kushte shtoi ai, është mjaft e rëndësishme që ShBA të jetë një forcë dominante.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë prapa potencialit real të tyre në këtë fushë dhe se do të nisë puna për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse.

Nëpërmjet kësaj deklarate, lideri aktual i Uashingtonit, ka hedhur poshtë edhe njëherë përpjekjet e parardhësit të tij në zyrë Barak Obama, për të reduktuar prezencën e armëve bërthamore. Gjithashtu, kësaj përpjekjeje i ishin bashkuar edhe liderë të tjerë botërorë.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë rreth 6.800 mbushje bërthamore për rraketat, krahasuar me 7.000 që ka Rusia.

Megjithatë, për sipas ekspertëve, forcat ameriakne kanë sisteme më të mira lancimi se rusët. Për t’u theksuar është fakti se skeptikët e cilësojnë këtë arsenal si dicka që shkon përtej qëllimeve të mbrojtjes.

Aktualisht dy vendet kanë firmosur një marrëveshje, e cila parashikon se brenda datës pesë shkurt të vitit të ardhshëm, palët duhet të reduktojnë sasinë e raketave bërthamore që janë në gadishmëri sulmi. Ky akord u firmos gjatë adminsitratës së Presidentit Barak Obama.

Deklaratat e Donald Trump vijnë në një kohë kur aktivistë në mbarë botën kanë kërkuar reduktimin e armëve bërthamore, pasi sipas tyre, njerëzimi nuk duhet të përjetojë ngjarje të ngjarshme me ato të luftës së dytë botërore, e cila përfundoi me bombardimet bërthamore në Nagasaki dhe Hiroshima të Japonisë.
Sigal