Djali i zhdukur gjatë diktaturës në Argjentinë, gjen familjen e tij pas 40 vjetësh

555
Sigal

Një i ri prindërit e të cilit u rrëmbyen nga agjentët e shërbimit sekret argjentinas në vitin 1977, është ribashkuar me familjen e tij biologjike.

Javier Darroux Mijalchuk ishte vetëm katër muajsh kur babai i tij dhe nëna shtatzënë u zhdukën në Buenos Aires. Ai u adoptua më vonë nga një familje që nuk e dinte çfarë kishte ndodhur me këtë foshnjë dhe me familjen e saj, shkruan sot BBC.

Por pak vite më parë, ai filloi të dyshojë në identitetin e tij të vërtetë dhe kërkoi ndihmë nga organizata për të drejtat e njeriut, Grandmothers of the Plaza de Mayo.

Grupi ndoqi gjurmët e fëmijëve të disidentëve të vrarë ose të zhdukur me forcë gjatë diktaturës ushtarake të Argjentinës, e cila zgjati nga viti 1976 deri në vitin 1983 dhe shkatërruan familjen e tyre.

Z. Darroux është fëmija i 130-të që organizata ka identifikuar, pasi ka kryer testet e ADN-së.

Duke folur për gazetarët, ai falënderoi xhaxhain e tij Roberto Mijalçuk, të cilin ai tha se e kishte kërkuar për katër dekadat e fundit.

“Rivendosja e identitetit tim është, për mua, një haraç për prindërit e mi, një puthje për shpirtin, një simbol i kujtesës, së vërtetës dhe drejtësisë”, tha Z. Darroux.

“Është një simbol që, në qoftë se unë duhet ta përkufizoj atë me një moment, nuk është më e rëndësishme sesa përqafimi me xhaxhain, kur pas 40 vjetësh të kërkimit ai mund të thotë: ‘A je Javi?’ Dhe të më përqafojë ashtu sikur askush nuk e ka bërë kurrë më parë dhe askush nuk do të jetë në gjendje të bëjë përsëri”.

Image

Image