Tragjedia në sheshxhirim: Alec Baldwin akuzohet për vrasje të pavullnetshme

97
Sigal

Alec Baldwin po përballet me akuza penale për vrasje të pavullnetshme lidhur me xhirimet fatale të filmit “Rust”, ku mbeti e vrarë kineastja Halyna Hutchins.

Vrasja e pavullnetshme (vrasja nga pakujdesia) është krimi i vrasjes së një qenieje tjetër njerëzore në mënyrë të paligjshme, por pa dashje.

Një avokat i Baldwin, Luke Nikas, tha se klienti i tij “nuk kishte arsye të besonte se kishte një plumb të vërtetë në armë” në ditën kur Hutchins u vra dhe dënoi akuzat kundër aktorit si “një dështim të tmerrshëm të drejtësisë”. “Ne do t’i luftojmë këto akuza”, thuhet në deklaratën e Nikas. “Dhe ne do të fitojmë.”

Prokuroria njoftoi se regjisori i “Rust”, Joel Souza, nuk do të përballet me asnjë akuzë në lidhje me vrasjen me armë zjarri. Souza u qëllua dhe u plagos së bashku me Hutchins ditën që ajo u plagos për vdekje.

Tragjedia në sheshxhirim: Alec Baldwin akuzohet për vrasje të

Hutchins vdiq pak pasi u qëllua gjatë organizimit të një skene xhirimi në një fermë në periferi të Santa Fe, Meksikë, më 21 tetor 2021. Baldwin po i drejtonte një pistoletë Hutchins kur arma shpërtheu, duke e vrarë atë dhe duke plagosur Souza.

Baldwin e ka përshkruar vrasjen e Hutchins si një “aksident tragjik”. Ai do të paraqitet në një seancë të radhës, data e së cilës nuk është përcaktuar.