Manuel Vescovi: Shqipëria, të sillet si vend i NATO-s

Senatori italian Vescovi: Shqipëria të sillet si vend anëtar i NATO-s!

Kriza politike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Së fundmi, reagimi ka ardhur nga Italia. Senatori i “Lega-s” Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm, shprehet se është duke ndjekur me shqetësim përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri. Senatori Vescovi fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet. “Presim që Shqipëria të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e përkeqësuar të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, tha Vescovi.

NOA