Dëshmia e studentes që jeton pranë teatrit Bataclan

470
Studentja holandeze Lieke, ka që prej shtatorit të viti 2014 që studion në Paris dhe jeton në Rue de Charonne. Ajo dhe cimeret e saj u dërguan batanije dhe çarçafë për t’i mbuluar trupat e vdekur, trasnemton Klan Kosova. Më poshtë mund ta lexoni dëshminë e saj që ka bërë për Guardian.  “Ne ishim në banesë duke u përgaditur për të dalë dhe kemi dëgjuar policinë jashtë”. “Ne shkuam jashtë dhe pamë policët që hynin dhe dilnin nga teatri”.
“Njëherë menduam që ishte një zjarr i vogël, por pastaj kemi dëgjuar gra që bërtisnin e më pas një grua që vraponte jashtë për ta përqafuar një njeri”. “Policia filloi të bërtiste duke kërkuar çarçafë dhe ne u sollëm disa”. “Ne menduam se ata po kërkonin çarçafë për ta shuar disi zjarrin, por më pas kuptuan se ato i’u nevojiteshin për t’i mbuluar trupat e vdekur”. “Dy persona në restorant janë fqinjtë tonë dhe pasi ndodhi sulmi ata vrapuan jashtë në rrugë”. “Ata më treguan se kishin takuar një grua që u kishte thënë se dy shoqet e saj kishin dal për të pirë cigare e më pas sulmuesi shtiu në to. Të dyjat kishin vdekur”.
“ Fqinjët qënduan me ne mbrëmë pasi që kishin harruar çelësat në restorant kur po iknin”. “Këtë mëngjes është shumë qetë. Nuk ka asnjë veturë jashtë”. “Të gjitha rrugët janë të mbyllura përveç Charonne por edhe për atje policia duhet të ju shoqërojë. Ju duhet tu tregoni atyre dokumentet për ta dëshmuar se jetoni këtu”. “Ky sulm terrorist më detyron të largohem”. “Kur ndodhi Charlie Hebdo në fillim të këtij viti unë isha në shkollë në qendër të Parisit”. “Unë gjithashtu isha dëshmitare në Bangkok në gusht kur ndodhën sulmet me bomba”. “Nga këto ngjarje une nuk ndihem e qetë të dalë jashtë”.
Sigal