Siri, Assad: Gabimet e diplomacisë franceze, shkaktare të sulmeve

443
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka thënë se gabimet e Francës në politikat ndërkombëtare janë një prej shkaktarëve të përhapjes së terrorizmit në Europë. Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me përfaqësues të antarëve të parlamentit francez në Damaskus. “Pyetja që është bërë gjatë pesë viteve të fundit është: A ka vepruar Franca në mënyrë të drejtë gjatë pesë viteve të fundit? Përgjigjia është ‘jo’. Mendoj se zyrtarët e Parisit duhet të mbajnë përsipër një pjesë të fajit për përhapjen e ekstremizmit në Europë”.

Me tej, Asad shtoi se ajo që ndodhi në Francë, ka 5 vitë që ndodh në Siri. Sipas tij, liderët europianë janë treguar neglizhentë me një situatë të tillë, ndaj edhe po vuajnë pasojat. Presidenti i Sirisë në mbyllje nënvizoi se i kishte paralajmëruar prej kohësh përfaqësuesit ndërkombëtarë, mbi një rrezik të tillë.
Sigal