I dënuari në burgun e Peqinit, del me leje dhe vjedh sërish në Vlorë

302
Një i dënuar me 6 vjet heqje lirie për “grabitje me dhunë” i është rikthyer zakonit të vjetër. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili ka përfituar nga leja 7-ditore e burgut të Peqinit ku po kryen dënimin, për të bërë një tjetër vjedhje në Vlorë.
I dënuari Viri Shakaj është arrestuar në flagrancë pasi rreth orës 11:30 e kësaj të shtune ka hyrë në banesën e një 51-vjeçari ku mbasi e ka dhunuar i ka grabitur edhe një shumë parash prej 4 mijë lekësh të rinj. Pas kësaj,ndaj 29-vjeçarit pritet t’i shtohet masa e dënimit.
Sigal