Aksident fatal në Bari: Vdes gruaja shqiptare dhe shoqëruesi i saj, plagoset një tjetër

437
Sigal

Bari – Një grua shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor pranë Bitonto dhe po ashtu, edhe shoqëruesi i saj në makinë. Një person i tretë, një polic 43-vjeçar që udhëtonte me një makinë tjetër, është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën A-14.

Sipas një rindërtimi paraprak të skenës. Të dy viktimat udhëtonin me një Renault Cloi në drejtim të Barit, por për shkaqe ende të panjohura, makina është kthyer përmbys.

Aty u përfshi edhe një Ford Cuga në të cilin udhëtonte një polic 43 vjeçar, që i ndihmuar nga 118-a u dërgua ën Poliklinikën e Barit.

Të dy udhëtarët në makinën Clio vdiqn nga plagët e rënda.

Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e Policisë Rrugore si dhe zjarrfikësit.

Aksidenti dha pasoja në trafik, pasi për disa orë autostrada u mbyll me një dalje të detyrueshme në Molfetta.

Hetimet kanë filluar që në mëngjes nga policët e rrugores, për të konstatuar dinamikën e përplasjes