Presidenti Meta bën homazhe me rastin e 80-vjetorit të fillimit të rezistencës antifashiste

490
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta bëri sot homazhe te busti i Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku në Durrës, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës antifashiste kundër pushtimit të Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë përkujtimore ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para heroizmit dhe veprës atdhetare të Mujo Ulqinakut dhe të gjithë bashkëluftëtarëve, të cilët u ngritën me armë në dorë kundër pushtuesve fashistë.

I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qendresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar. Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit. Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit.