Fillimi i javës, shi dhe rënie e temperaturave

521
Sigal

Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Të hënën pritet rritje e intensitetit të reshjeve. Ato priten të arrijnë deri mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen me  shtrëngata.

NOA

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 15 °C

në vendet e ulëta: 11 /15 °C

në vendet malore: 5 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e diel dt.07) dhe nesër (e hënë dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe  zonat malore të territorit.