Megaoperacioni me 15 të arrestuar, të përfshirë dy shtetas nga Kolumbia si “mjeshtra” të kokainës

95
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sasinë e kokainës që u bllokua sot në Fier.  Policia ka vënë në pranga 15 persona, të cilët dyshohen të jenë përfshirë  në këtë skemë

Mësohet se mes personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar janë dhe 2 shtetas Kolumbinë. Burime paraprake pohuan se këta persona punonin në laborator ku bënin përpunimin e drogës.

Ngarkesa me kokainë që u zbulua në Fier dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia dhe përpunohej në magazinën në Fier. Në magazinë është gjetur një sasi prej 400 kg kokainë, sasi kjo , e cila ishte fshehur në thasë me plehra kimikë si dhe armë zjarri.