Aksident me vdekje në Lushnje

311
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje.

Një mjet tip golf ka goditur një person i cili udhëtonte me biçikletë, duke sjellë për pasojë humbjen e jetës së këtij të fundit.

Edhe pse i aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra, të cilat i kanë kushtuar jetën.