Covid-19/ Kuvendi mblidhet të enjten, deputetët do të votojnë 24 akte

148

Ditën e enjte Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare.Burime ABC News kanë zbardhur axhendën e mbledhjes së Kuvendit.Mësohet se në dy orët e seancës do të diskutohen 24 çështje, ku ndër të tjera pritet të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë burg për thyerjen e Karantinës.

Sakaq, Kuvendi do të miratojë 12 Akte Normative të qeverisë që përmbajnë masat shtërnguese në kuadër të luftës ndaj COVID 19.

Brenda së njëjtës ditë, Kuvendi pritet të rrëzojë dy dekrete të Presidentit: ligjin e kthyer pas për pronat, dhe ligjin e posacëm ‘anti-KÇK’.