Covid-19/ Shënohet në Shkodër viktima e radhës

276
Sigal

Një tjetër viktimë nga Covid-19 është shënuar në Shkodër.

Shtetasi me inicialet, M.S., i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se viktima ndërroi jetë në orën 04 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Shqipëria numëron 24 viktima nga koronavirusi deri tani.

Pacienti ishte pozitiv me Covid-19. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj Covid-19 është marrë mëngjesin e djeshëm, ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë sa i takon pacientëve të tjerë në Shkodër, mësohet se dy prej të shtruarve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi rezultojnë pozitivë, ndërkohë që në Shkoder ndodhet vetëm një prekur me Covid 19 në repartin e dializës.