Tjetër tërmet në Afganistan, dhjetëra të plagosur

461
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur pak orë më parë Afganistanin Verior, duke plagosur dhjetra persona dhe shkatërruar shumë objekte.
Sipas BBC-së, epiqendra e tërmetit ishte në krahinën veriore të Badakshahan, në afërsi të kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin.
Ende nuk është e qartë nëse ka pasur viktima në zonën e goditur nga lëkundjet, por të paktën 17 vetë kanë mbetur të plagosur rëndë në qytetin Peshavar, në Pakistan.
Kujtojmë që në të njëjtën zonë vdiqën qindra persona si pasojë e një tërmeti që ra më 26 tetor të këtij viti.
Mijëra bënorë në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë dalë rrugëve të qytetit sapo kanë ndjerë lëkundjet.
Në Peshavar dhjetëra ndërtesa janë shembur, por ende nuk raportohet për viktima.
Rajoni ka një histori të gjatë me tërmete të fuqishme të shkaktuara në veri nga përplasja e pllakave vullkanike indiane me ato të Euroazisë. Sipas ekspertëve ato janë duke lëvizur në drejtim të njera-tjetrës me një normë mesatare prej 4-5 cm në vit.
Në vitin 2005, një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi Kashmirin në Pakistan, duke lënë më shumë se 75 mijë të vdekur.
Në prill të këtij viti, Nepali u godit gjithashtu nga një tërmet mbi 7.6 ballë duke vrarë 9 mijë njerëz dhe shkatërruar 900 mijë banesa e ndërtesa.
Sigal