Davos, 100 vite pas gripit spanjoll, bota përballë një pandemie të re

126
Ebola, Zika: një shekull pas regjistrimit të 50 milionë të vdekurve nga gripi spanjoll, epidemitë vdekjeprurëse sa vijnë e shtohen.
”Ndërkohë një pandemi e re duket e pashmangshme në planetin tonë mjaft të ndërlidhur”, paralajmërojnë ekspertët.
”Pandemitë po bëhen vërtetë një kërcënim për njerëzimin”, paralajmëroi Elhadj As Sy, sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FICR), intervistuar nga media në Davos.
Rreziku është marrë shumë seriozisht në Forumin Ekonomik Botëror që mbledh çdo vit në Zvicër elitën në fushën e ekonomisë dhe politikës botërore.
Seminari “A jemi të përgatitur për pandeminë e ardhshme?” tërhoqi mjaft vëmendje.
“Jemi të vetëdijshëm se kjo do të ndodhë, por nuk kemi asnjë mundësi për të parandaluar”, u shpreh Sylvie Briand, specialist i rrezikut infektiv në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ky vit shënon 100-vjetorin e gripit të ashtuquajtur “spanjoll”, që në fakt u importua në SHBA nga ushtarët që kishin ardhur për të luftuar në Evropë, epidemia më e keqe në histori.
Mes 40 dhe 50 milionë të vdekur në të gjithë botën në dy vite, më shumë viktima të regjistruara sesa në Luftën e Parë Botërore.