Helmimi i liderit të opozitës ruse / Putin mohon akuzat : ‘Nëse do e doja të vdekur, do të kishte ndodhur’

204
Sigal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ju përgjigj me buzëqeshje akuzave sipas të cilave ai ka urdhëruar helmimin e liderit të opozitës, Alexei Navalny. Duke folur për mediat ruse, Putin akuzoi shërbimet e inteligjencës amerikane për këto deklarata.

“Nëse do të doja diçka të tillë, do ta kisha bërë. Përveç kësaj, gruaja e tij erdhi tek unë dhe më kërkoi që të transferohej në Gjermani, gjë që unë e bëra menjëherë”, tha Putin me një buzëqeshje në fytyrë.

Navalny u helmua më 20 gusht dhe u transportua në gjendje kome në Gjermani për mjekim dy ditë më vonë.

Laboratorët në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe testet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, më vonë provuan se ai ishte helmuar me Novichok.