Dekonspirimet e operacioneve/Xhafaj kërkon hetime për prokurorë, gjyqtarë e policë

325
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, ka depozituar kallzimin penal ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe atyre të Elbasanit në lidhje me dekonspirimin e operacionit për kapjen e 3 ish-zyrtarëve të policisë të akuzuar si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, por edhe ngjarjeve të ndodhura në Elbasan.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës pak javë më parë, ndërsa ministri i Brendshëm kërkon hetimin edhe ndaj Shërbimit të Çështjeve të Brendshëm dhe Ankesave, por edhe ndaj gjyqtarëve, në rastet kur masat e arrestit janë siguruar në Gjykatë.
Burimet shprehen se kallzimet përfshijnë dy çështje, atë të zyrtarëve të policisë të përfshirë në kultivimin e drogës, por që nuk arritën të arrestohen në Vlorë, dhe rastin e Elbasanit, ku janë publikuar dokumente sekrete mbi komunikimin mes drejtuesve të policisë dhe Prokurororëve në lidhje me çështje në hetim.
Sipas kallzimit, dekonspirimi i operacioneve ka çuar në moskapjen e personave të shpallur në kërkim apo të përfshirë në veprimtari kriminale.
Burimet shprehen se në kallzimin e ministrit të Brendshëm përfshihen të gjithë personat që kanë pasur dijeni mbi ngjarjet, nga prokurorët deri në hallkën e fundit, policia e cila zbaton urdhër-nadlimet apo urdhër-arrestet.