Hashim Thaçi takohet me Aleksandër Vuçiç në Davos

663
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës. Ky takim vjen pas një situate të rëndë që u krijua ndërmjet dy vendeve pas ekzekutimit të Oliver Ivanoviçit në Kosovë para disa ditësh.
Vetë Thaçi e dha lajmin në rrjetet sociale:
“Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve. Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Sigal