Besimtarët mblidhen në Mekë për haxhillëk

581
Sigal

Më shumë se 2 milionë myslimanë ndodhen në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut.

Besimtarët e nisën ritualin e përvitshëm pesë-ditor të premten, duke ecur në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, shtatë herë rreth Qabes, strukturës në formë kubike në qendër të xhamisë së madhe të Mekës, që myslimanët besojnë se është vendi ku profeti Ibrahim ndërtoi tempullin e tij të parë.

Krahas ecjes përreth Qabes, besimtarët pinë edhe ujë alkalinë nga pusi i Zamzamit, për të cilin besohet se ka cilësi shëruese si dhe godasin me gurë në mënyrë simbolike djallin.

Pelegrinazhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe pritet që të gjithë myslimanët të aftë fizikisht ta kryejnë atë, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.