Turqia bombardon me dronë Irakun verior, Erdogan: Vramë kryeterroristin kurd

197
Sigal

Turqia ndërmori një seri bombardimesh ajrore me avionë pa pilotë në veri-perëndim të Irakut në shënjestër të të cilave kanë qenë, sipas Ankarasë, terroristët kurdë të PKK-së.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një anëtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte vrarë në një operacion të inteligjencës turke në Irak. Udhëheqësi ushtarak kurd, i njohur dhe si “Doktor Huseini”, Salman Bozkir ishte në krye të PKK në Mahmur, një kamp refugjatësh kurdë në Irakun verior.

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Erdogan është shprehur se nuk do të lejohet që kjo organizatë të përdorë Mahmur si një inkubator të terrorizmit, duke nënkuptuar se prej asaj zonë hyjnë në Turqi terroristët kurdë.

“Të gjithë terroristët do të kenë të njëjtin fund”, tha ai. Kampi Mahmur është OKB në vitet 1990 për të strehuar kurdët turq, u bombardua të shtunën nga një avion turk pa pilot.