Autobusi del nga rruga ,lëndohen 33 persona

95

Disa turistë britanikë janë në mesin e 33 personave të lënduar në një aksident trafiku në Francë, ku një autobus që ishte duke shkuar në Londër doli nga rruga dhe u rrotullua.

Autobusi ishte nisur nga Parisi dhe doli nga rruga në autostradën A1 në rajonin verior të Somme-s të dielën në mëngjes.

Në autobus ndodheshin 32 udhëtarë nga nëntë shtete të ndryshme: Franca, Britania e Madhe, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Australia, Rumania, Japonia, Shri Lanka dhe Mauritiusi.Raportohet se pesë persona kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spital.Sipas policisë lokale, në mesin e udhëtarëve ndodheshin dhjetë turistë britanikë.

Ministria e jashtme britanike tha se është në kontakt me autoritetet franceze në lidhje me këtë aksident.

Një zëdhënës i kësaj ministrie tha: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i ndihmojmë qytetarët britanikë që kanë nevojë për ndihmën tonë”, shkruan “Independent”.