Greqi/ Sërish tërmet pas mesnate në Rodos

512
Sigal

Një tërmet me madhësi 4,4 në shkallën Rihter ka rënë në orën 12:06 pas mesnatës në zonën detare midis Rodosit në Greqi dhe bregdetit turk.

Instituti Gjeodezik i Athinës fillimisht mati madhësinë e tërmetit në 4,6 Richter, por më pas e korrigjoi atë, duke njoftuar se tërmeti ishte 4.4 në shkallën Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur 50 kilometra në lindje të Rodos, me një thellësi prej 4.5 kilometrash. Tërmeti u ndje edhe në Rodos dhe në qytetet dhe fshatrat e Turqisë.

Nuk ka të dhëna për dëme të shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit.