Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Romë, qytetarët kërkojnë hapjen e aktiviteteve tregtare

181
Sigal

Përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve të lëvizjes “loApro”, në Romë, pasi këta të fundit hodhën fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të efektivëve.

Protesta u organizua nga tregtarët të cilët kërkojnë rihapjen e aktiviteteve tregtare të bllokuara nga masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë protestës ka mbetur i plagosur edhe një operator i televizionit Tg5, ndërsa disa protestues u arrestuan nga policia. Qendra e kryeqytetit italian është blinduar këtë pasdite me forca të shumta policie, ndërkohë që protestuesit janë pëpjekur të mbërrijë edhe te godina e parlamentit duke hedhur fishekzjarre në drejtim të tij.

“Protesta vazhdon. Mund të vijmë edhe nesër këtu. Le të mos dorëzohemi”, shkruajnë organizatorët në rrjete sociale.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.