Austria dënon 3 azilkërkues që synuan IS-in në Siri

536
Një gjykatë austriake ka dënuar tre azilkërkues çeçenë një burrë, gruan e tij dhe nënën e tij pasi është konstatuar se ata kanë bërë përpjekje t’iu bashkohen ekstremistëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri. Tre të dënuarit burri 20 vjeç, gruaja 21 vjeçe dhe nëna 39 vjeçe anë kapur në Turqi.
Ata kanë thënë se kanë qenë atje për trajtim mjekësor për nënën, e cila vuan nga “depresioni dhe sulmet e panikut”.  Por, kryetari i trupit gjykues, Daniel Rechenmacher, ka thënë se argumentet e tyre janë “krejtësisht të papranueshme”. Burri është dënuar me dy vjet burgim, gruaja e tij me 19 muaj dhe nëna me 21 muaj. Gruaja ka qenë shtatzënë në kohën e arrestimit dhe ka lindur djalë sa ka qenë në paraburgim, të cilit i ka dhënë emrin Osama.
Sigal