Meta pret Ambasadorin e Kuvajtit në përfundim të mandatit 4 vjeçar në Tiranë

471
Me mirënjohjen për përkushtimin dhe kontributin e veçantë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, kreu i kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim lamtumire Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Al – Bader. Bashkëpunimi mes dy vendeve dhe veçanërisht mes dy parlamenteve ka kaluar në një stad tjetër më dinamik, është shprehur Meta, teksa falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Kuvajti dhe autoritetet e tij i kanë ofruar Shqipërisë dhe popullit të saj. Nga ana e tij, Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri Najeeb Al- Bader, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre katër viteve në Tiranë duke nënvizuar vlerësoi rolin personal të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Të bindur se themelet e miqësisë mes dy vendeve, janë konsoliduar tashmë, Meta siguroi ambasadorin Al Bader se hapi i rradhës i bashkëpunimit do të jetë zgjerimi i shkëmbimeve njerëzore, tregtare dhe ekonomike. Dy ditë më parë, Ambasada e Kuvajtiti u bë “kumbarë” e një rruge që mori emrin e shtetit kuvajtjan, në ceremoninë e së cilës ishin të pranishëm personalitete të larta të jetës politike dhe mediatike në vend. Në vitin 2014 investimet e ndërrmara nga shteti i Kuvajtit në Shqipëri arritën kulmin. Vetëm investimet në infrastrukturë, shkolla apo shërbime sociale arritën vlerën prej 10 mln dollarë.
Sigal