Arrestohet shqiptari dhe dy grekë në Greqi, u kapën me 46 kg marijuanë, shpallet në kërkim edhe një tjetër

146

Policia kufitare ka kapur 46 kilogram marijuanë në një makinë të braktisur në aksin Mavromat- Igumenicë në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Në këtë makinë janë gjetur 21 pako me marijuana, ndërsa pas verifikimeve që ka bërë policia greke është mësuar se tre persona kanë deklaruar që makina është e vjedhur pasi, për shkak se nuk ishte në pronësi të tyre por e marrë me qera.

Ndërkohë ka rezultuar se kjo deklaratë ka qenë e rreme, duke qenë se është policia ka zbuluar se ishte një organizim i trafikantëve të drogës.

Për këtë ngjarje është arrestuar shqiptari Armandi Llazi Cobanka 47- vjeç, nga Fieri, dhe dy persona të tjerë me nënshtetësi greke.

Pas arrestimeve, policia ka shpallur në kërkim Albion Kristo Hatia 39-vjeçar.