I vëllai nuk dorëzoi kokainën, RENEA zbarkon në Shijak, kërkohet Jak Prenga, u mor peng në Kamëz

583
Sigal

Forca të RENEA-s kanë zbarkuar prej mëngjesit të sotëm në Shijak. Nga ana e efektivëve është bërë rrethimi i disa zonave, ndërsa është duke u kryer një operacion për kapjen e Jak Prengës.

Prenga dyshohet të jetë marrë peng, pas konflikteve të vëllait të tij me një grup kriminal në Shijak për mos dorëzimin e një sasie kokaine.

Burimet thanë se automjeti tip ‘Range Rover’ i gjetur në Shkallnur të Durrësit rezultoi të jetë mjeti i përdorur nga pengmarrësit. Po sipas të njëjtave burime mjeti ishte i vjedhur një vit më parë në Tiranë.

49-vjeçari Jak Prenga, u mor peng në Kamëz më datë 17 janar, nga dy persona të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë. Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-Krujës.