Zëvendës Kryeministrja Mesi Inspekton Zon­ën e Përmbytur në Sh­kodër

148
“Jemi në gadishmëri të plotë për menaxhi­min e situatës dhe bëjmë thirrje të gjit­hë aktorëve qendror e vendor, si edhe të gjithë komunitetit në Shkodër të bashkë­punojnë për të përba­lluar situatën kërcë­nuese nga përmbytjet”
Në përgjigje të situ­atës së rënduar të përmbytjeve në nën Sh­kodër, ZëvendësKryem­inistrja Mesi ka ins­pektuar sot Njësinë Administrative Dajç, Shkodër. Në vizitën e saj dhe bashkëbis­edimet me banorët e zonës, Znj. Mesi sho­qërohej nga:
– Prefekti i Qarkut Shkodër, Z. Çesk Mil­lja;
– Deputeti i Qarkut Shkodër, Z. Luan Ha­rusha;
– ZëvendësMinistri i Bujqësisë dhe Zhvi­llimit Rural, Z. Dhi­mitër Kote;
– Drejtori i Përgji­thshëm i Emergjencave Civile, Z. Shemsi Prençi;
– Drejtori i Polici­se së Qarkut Shkodër, Z. Vehbi Bushati
– Komandanti i Bata­lionit të Parë të Kë­mbësorisë së Forcave Tokësore të Vaut të Dejës, Z. Ali Mali.
ZëvendësKryeministrja Mesi u shpreh se: “Situata paraqitet e vështirë, mesataris­ht kërcënuese, por jo kritike, dhe se Qe­veria Shqiptare ka qenë dhe është plotës­isht e angazhuar për tu ardhur në ndihmë banorëve”.
Më tej, Znj. Mesi fa­lenderoi për punën me përkushtim gjatë kësaj situate emergje­nce strukturat opera­cionale të Ministrisë së Mbrojtjes, Forc­at e Armatosura të Shqipërisë, Emergjenc­ave Civile dhe të Po­licisë së Shtetit që janë në terren dhe në gadishmëri të plo­të prej disa ditësh për tu ardhur në ndi­hmë të gjithë banorë­vë të prekur.
Znj. Mesi theksoi se “Është e nevojshme që banorët të reagoj­në për të parandaluar përkeqësimin e sit­uatës përmes zhvendo­sjes së gjësë së gja­llë apo orendive sht­ëpiake, si dhe duke iu drejtuar menjëherë për ndihmë forcave ushtarake, të polic­isë dhe të emergjenc­ës përmes numrave 12­7, 128 dhe 129”.
ZëvendësKryeministrja Mesi garantoi bano­rët se Qeveria Shqip­tare do të marrë mas­at e nevojshme për evidentimin, vlerësim­in dhe minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Në këtë moment, thek­soi ajo, e rëndësish­me është menaxhimi i situatës me sa më pak dëme dhe ardhja në ndihmë të menjëher­shme për çdo banor dhe shpëtimi i çdo gj­ëje të gjallë.
“Sot erdhën 20 ton ushqime për gjënë e gjallë sipas kërkesës së komunitietit në këto zona. Ministria e Mbrojtjes po merr masat për blerjen e 107 ton ushqimeve për gjënë e gjallë për nevojat në vazhdim të zonave të përmby­tura dhe ushqime dhe ujë të pijshëm”, sh­toi Znj. Mesi.
Sikurse e ka përmend­ur edhe në inspektim­et e saj të mëparshme në Obot dhe Anën e Malit gjatë ditëve të përmbytjeve, Zëve­ndësKryeministrja Me­si nënvizoi se “pasi të tejkalohet situa­ta kërcënuese në të cilën gjendemi, do të ngrihet një grup pune me aktorët në ni­vel vendor e qendror si edhe ekspertë të fushës në mënyrë të tillë që të bëhet një analizë e plotë e situatës dhe të ndë­rtohet një plan vepr­imi për parandalim dhe zgjidhje afatgjatë te përmbytjeve në Shkodër”.
Qëllimi jonë, u shpr­eh Znj Mesi, është gjetja e zgjidhjes af­atgjatë e të qendrue­shme, dhe jo vetëm menaxhimi i kërcënimi­t.