Përplaset autobusi, plagosen 20 turistë

371
Një autobus me 40 turistë bullgarë është përplasur në Egjipt, ku 20 prej tyre janë plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për news.bg. Fatmirësisht nga aksidenti asnjë nga turistët nuk ka vdekur. Përplasja ndodhi në zonën e Marsa Alam mëngjesin e së hënën rreth orës 09:15.
Ambasada e Bullgarisë në Egjipt ka kontaktuar me operatorin turistik që po udhëtonin turistët, për të mësuar më tepër rreth ngjarjes. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.