Evakuime nga moti i keq në Itali/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu nga moti i keq

493
Sigal

Koha e keqe ka shkaktuar telashe në Italinë fqinje, veçanërisht në zonat e Ligurias dhe Toskanës ku qindra familje janë evakuuar për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Kanë qenë ndërkohë të shumta edhe telefonatat për ndihmë tek autoritetet…

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje edhe në Sanremo ku janë mbyllur madje katër salla operimi në spitalin e qytetit.

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu ka patur edhe në Liguria me rajonin që ka kaluar nga alarmi portokalli në atë të kuq.

Disa rrugë janë mbyllur në rajon ku lumenjtë kanë dalë nga shtretërit ndërsa disa shkolla janë mbyllur.

Përvec shirave, përmbytjeve e rrëshqitjeve të dheut, në Itali janë regjistruar edhe reshjet e para të borës. Në harkun alpin piemontez, ka rënë bora e parë, dhe jo pak, por rreth 20 centimetra dëborë.

Flokët e borës madje kanë rënë edhe më poshtë, në kuotën e 1200 metrave.