Kërkohej në Francë për trafik droge, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Peru

26
Sigal

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importimit të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale O.B., i cili u kap në aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty nga Brazili.

33-vjeçari shqiptar, i cili do të ekstradohet në Francë, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm për përgatitjen e krimeve të dënueshme me 10 vjet burgim.