Presidenti Meta: Dibra trime dhe e mençur, simboli i qëndresës së shqiptarëve

66
Dibra trime dhe e mençur, simboli i qëndresës së shqiptarëve, ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri dhe identitet kulturor.
Para Atdheut dhe flamurit kombëtar dibranët kanë qenë krenarë, dhe gjithmonë gati në mbrojtje të tyre.
Zall Dardha është një nga fshatrat e kësaj treve me histori të madhe që gjithashtu ka spikatur edhe si krahinë e artistëve, rapsodëve dhe valltarëve të famshëm, burim i pashtershëm i talenteve të reja.
Artistët e saj ndër vite kanë qenë një shembull i madh frymëzimi, dhe model i pasionit e përkushtimit për transmetimin brez pas brezi të traditave, zakoneve dhe vlerave unike folklorike të kësaj treve atdhetare.
Në mirënjohje të kontributit të dhënë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, pata kënaqësinë të nderoja me tituj të lartë, në vendlindjen e tyre, disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare të Zall Dardhës. 🇦🇱