Marrëveshja e 5 qershorit, Presidenti Meta: Hapni listat siç premtuat!

255
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se çdo “manovër mashtruese” që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin deputetët, siç ju premtua, do ndëshkohet fort nga qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se prej 12 vitesh, qytetarët kërkojnë deputetë, e jo kukulla kryetarësh.

POSTIMI:

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave!

HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!”